Pioli: Dinamo është ekip i mirë, fitorja ndaj Chelseas nuk ishte surprizë
BKT
Sport

Pioli: Dinamo është ekip i mirë, fitorja ndaj Chelseas nuk ishte surprizë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, duke folur për ‘Sky Sport’, ka thënë se skuadra e tij është e përgatitur mirë për ndeshjen me Dinamo Zagrebin.

‘Rossonerët’ dhe skuadra kroate do të përballen nesër mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Dinamo në këtë ndeshje vjen pas fitores se madhe kundër Chelseas në xhiron e parë të këtij sezoni në Champions.

“Është një mundësi për ne. Po luajmë mirë dhe jemi përgatitur mirë”, tha Pioli.

“Dinamo është një ekip i mirë dhe nuk ishte surprizë fitorja ndaj Chelseat. Ne duhet të përpiqemi të luajmë lojën tonë më të mirë”, theksoi strategu italian.