Rama: Piramida e Tiranës, qendra e Ballkanit në inovacion
Shqipe Gashi/RTKlive
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga punimet e piramidës së Tiranës, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon, me emrin TUMO, janë afër përfundimit.
Ai këto pamje i ka publikuar sot në rrjetet sociale ky thekson se do të jetë e ardhmja e Ballkanit në inovacion.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga punimet e piramidës së Tiranës, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon, me emrin TUMO, janë afër përfundimit.
“Mirëmëngjesi çdo ditë dhe më afër përfundimit të projektit të piramidës e cila do të jetë e ardhmja dhe qendra e Ballkanit në inovacion”, shkruan Rama.
Piramida e Tiranës, do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
E veçanta e Piramidës do të jenë klasat e TUMO-s. Qendra TUMO do ta kthejë Tiranën në një vend tërheqës edhe për të huajt që kanë talent kodimin dhe teknologjinë.
Transformimi i Piramidës është një projekt madhor i Ministrisë së Kulturës, bashkisë Tiranë dhe partnerit AADF.

























