Bie shkalla e papunësisë për të rinjtë
BKT
Shqipëri

Bie shkalla e papunësisë për të rinjtë

ATSH

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 20.2 %.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e pare, është ulur me 0,5 pikë përqindje.

Por papunësia për të rinjtë shënoi rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 55.3 %.

Ky tregues është rritur me 3.4 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe me 0.1 %, në krahasim me tremujorin e parë 2022.

Ndërkohë, shkalla e punësimit të të rinjve është 44.1 %. Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës ose student, ose në trajnim përbëjnë 68.2 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 6.2 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.


MË SHUME NGA Shqipëri