Ambasadorja Geci i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Islandës
BKT
© Forseti Íslands, 2022
Lajme

Ambasadorja Geci i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Islandës

Fadil Sertolli/ RTKlive

Në një ceremoni formale shtetërore në Reikjavik, ambasadorja e Republikës së Kosovës, Shkëndije Geci Sherifi i dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Islandë​s, Shkëlqesia e Tij, Guðni Thorlacius Jóhannesson.

Pas kësaj ceremonie u zhvillua edhe takimi, me ç ‘rast ambasadorja Geci i përcolli përshëndetjet e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe e falënderoi presidentin Jóhannesson për përkrahjen e vazhdueshme të Islandës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Në këtë takim gjithashtu u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve dhe u bisedua për thellimin e mëtejmë të tyre në fusha konkrete.


MË SHUME NGA Lajme