Drita shkatërron Gjilanin, Prishtina e fortë për Malishevën
BKT
Sport

Drita shkatërron Gjilanin, Prishtina e fortë për Malishevën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Drita e ka fituar derbin kundër Gjilanit, me rezultat 4-1, në stadiumin më bari sintetik në Gjilan, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit tonë.

Derbi më i madh në vendin tonë, mes dy rivalëve të përbetuar gjilanas është veshur bardhekaltër.

Skuadra e Ardian Nuhiut, është treguar skuadër shumë më e mirë se të përzgjedhurit e Zekirija Ramadanit.

“Bardhekaltërit” tre golat i realizuan në pjesën e dytë të përballjes, me Blend Baftiun që zhbllokoi shifrat derisa Marko Simonovskit realizoi hat-trick, ndërkaq golin e vetëm për Gjilanin e shënoi Baton Zaberxha.

Ndërkohë, fitore të rëndësishme e ka shënuar edhe Prishtina e cila e mundi Malishevën, me rezultat 4-2.

Mendurim Hoti, Kreshnik Uka, Endrit Krasniqi dhe Kushtrim Gashi shënuan për Prishtinën, derisa Alban Shillova dhe Fiton Hajdariu realizuan për Malishevën.