Milan-Dinamo, ndalohen 14 ultras kroatë me thika dhe shkopinj
BKT
Sport

Milan-Dinamo, ndalohen 14 ultras kroatë me thika dhe shkopinj

RTSH

Thika, bomba tymuese dhe shkopinj u janë sekuestruar një grupi ultras të Dinamo Zagrebit gjatë kontrolleve para ndeshjes së Champions League kundër Milanit sonte në orën 18:45.

Kuestori Giuseppe Petronzi urdhëroi për kontrolle në mëngjesin e sotëm, kur mbështetësit e ekipit kroat u bllokuan dhe u shoqëruan në komisariat për njoftimin e masave.

Gjatë ditës kanë vijuar kontrollet për të shmangur çdo problem të rendit publik para dhe në fund të ndeshjes.

Prani e madhe dhe shpërndarje e forcave të rendit në qytet për të parandaluar incidentet.