Shqipëria luan miqësore me Arabinë Saudite
BKT
Sport

Shqipëria luan miqësore me Arabinë Saudite

RTSH

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022.

FSHF ka bërë të ditur se marrëveshja është arritur mes dy federatave dhe kjo ndeshje do të luhet në Abu Dabi. Akoma nuk është përcaktuar ora dhe stadium, gjë e cila do të vendoset në ditët në vazhdim.

Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite. Deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës.

Në muajin shtator, kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshje të UEFA Nations League: më 24 shtator me Izraelin në transfertë dhe më 27 shtator me Islandën në “Air Albania”.