Daja para sfidës me Slavia Prahën: Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
FC Ballkani nesër mbrëma luan sfidën e dytë në kuadër të Grupit G në Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës, do të ndeshet me Slavia Prahën e Çekisë. Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja në konferencën për media, një ditë para duelit me skuadrën çekë, e ka pranuar se Slavia Prahën është skuadër favorite për të kaluar grupin, por ai beson se të përzgjedhurit e tij, do të japin më mirën në duelin e nesërme.
“Për ne është ndeshja e dytë në grupet e Ligës së Konferencës. Është ndeshja e parë në udhëtim ku përballë kemi ekipin favorit për kalimin e grupit. Gjithsesi duke respektuar kundërshtarin do përpiqemi me mundësitë tona të bëjmë më të mirën për të vazhduar atë paraqitje të mirë që bëmë edhe ndaj Cluj në ndeshjen e parë të grupeve”, tha Daja.
Ndeshja Slavia Prahën-Ballkani luhet nesër dhe nis në orën 18:45.























