19:25 / 14.09.2022
‘Gardiani’ i Ballkanit kërkon angazhim maksimal kundër Slavia Prahën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
FC Ballkani nesër mbrëma luan sfidën e dytë në kuadër të Grupit G në Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës, do të ndeshet me Slavia Prahën e Çekisë.
Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes së rrethit të dytë të Grupit G në Ligën e Konferencës kundër Slavia Prahën.
Ai shpreson së me angazhimin maksimal të gjithë skuadrës mund të arrihet rezultat pozitiv ndaj skuadrës çekë.
“Është kënaqësi që të kemi mundësinë si futbollist të përforojmë ndaj Slavia Prahës. Shpresoj që të bëjmë më të mirën dhe të kemi një rezultat pozitiv”, tha Frashëri.
Ndeshja Slavia Prahën-Ballkani luhet nesër dhe nis në orën 18:45.























