19:45 / 14.09.2022
Stoltenberg telefonon Ramën: NATO ofron mbështetje për Shqipërinë
Emine Hoti/ RTKlive
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka pasur sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Sqipërisë, Edi Rama ku kanë folur për sulmet e fundit kibernetike.
Ka qenë vet Stoltenberg që e ka bërë me dije lajmin pëmes një postimi në Twiter, teksa ka theksuar se NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Shqipërinë .
“Fola me kryeministrin Edi Rama mbi sulmet kibernetike kundër aleatit tonë Shqipërisë, të cilat shumë aleatë ia kanë atribuar Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”, ka shkruar Stoltenberg.
























