Milani s’lejon befasi, mposht Dinamon, paqe mes Shakhtar-it dhe Celtic-ut
Fatmir Bytyqi /RTKlive
AC Milan nuk ka lejuar befasi në natën e sontme në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Dinamo Zagrebit, me rezultat 3-1.
‘Rossonerët’ dhe skuadra kroate u ballafaquan në ‘San Siro’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin E në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane kishte iniciative në terren në pjesën e parë, derisa golin e avantazhit e arriti përmes Giroud (45’) nga penalltia, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në pjesëlojën e dytë, skuadra e Stefan Piolit, e kontrollonte më mirë lojën në terren duke shënuar edhe dy gola.
Fillimisht Saelemaekers (47’), dyfishoi avantazhin e Milanit në 2-0 pas asistimit të Leao.
Orsiç (56’), riktheu shpresat e skuadrës kroate duke ngushtuar rezultatin në 2-1, mirëpo, Pobega (77’), shuan gjasat e Dinamos, duke realizuar golin e tretë për Milanin dhe të fitores në këtë sfidë joshëse.
Pas kësaj fitore, Milan merr kreun e tabelës në Grupin E me katër pikë të tubuara, i ndjekur nga Dinamo që ka një pikë më pak, derisa në Salzburg zë vendin e tretë më vetëm një pikë, kurse, Chelsea është e fundit me zëro pikë.
Ndërkaq, sfida tjetër që u zhvilluar në këtë orar mes Shakhtar dhe Celtic-ut është mbyllur baras 1-1.























