Haradinaj: Dialogu ka marrë shumë energji, koha që të përmbyllet me njohje
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Lajme

Haradinaj: Dialogu ka marrë shumë energji, koha që të përmbyllet me njohje

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj këtë të mërkurë ka qëndruar në Ferizaj në bashkëbisedim me qytetarët e kësaj komune.

“Në kohën e krizës ekonomike, por edhe në kohën e vendimeve të rëndësishme për vendin, konsultimi me popullin është i domosdoshëm. Në këtë frymë ishte edhe bashkëbisedimi i sotëm me qytetarët e Ferizajt. U dakorduam se dialogu ka marrë shumë kohë dhe energji dhe se tani është momenti më i mirë që ky proces të mbyllet, me njohjen reciproke mes dy vendeve, në të mirë të të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së në këto takime tha se kanë diskutuar edhe për grevën e mësimdhënësve, krizën energjetike dhe tema të ndryshme aktuale.


MË SHUME NGA Lajme