Pioli pas fitores ndaj Dinamos: Mund të mahnitim edhe në Evropë
BKT
Sport

Pioli pas fitores ndaj Dinamos: Mund të mahnitim edhe në Evropë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, duke folur për “Sky” është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Dinamos së Zagrebit.

‘Rossonerët’ sonte mundën skuadrën kroate, me rezultat 3-1, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Është një tjetër hap pozitiv. Unë u thashë lojtarëve se nuk ishte e mundur të mos fitonim përsëri në shtëpi në Champions League. Jam i kënaqur me rezultatin, por ne mund të shënonim edhe më shumë dhe të mos pranonim gol”, tha Pioli.

Tekniku italian mendon se nuk dallim të madh mes Serie A dhe futbollit evropian.

“Unë vazhdoj të mendoj se mes Italisë dhe Evropës nuk ka shumë ndryshim. Nëse luajmë me identitetin tonë, mund të të fitojmë në ligë, por edhe në Champions League”, theksoi Pioli.