Kështu mbyllen pjesët e para në shtatë sfidat e sontme në Champions
BKT
Sport

Kështu mbyllen pjesët e para në shtatë sfidat e sontme në Champions

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Janë mbyllur pjesët e para në shtatë ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve.

Fraksioni i parë në sfidën kryesore mes Real Madridit dhe Leipzig është mbyllur pa gola, me dominimin e madrilenëve, por që pjesa e parë nuk prodhojë asnjë gol.

Pa gola është mbyllur edhe pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit, takim ky që po luhet në kuadër të Grupit G.

Pjesa e parë nuk ka prodhuar gola as në duelin Rangers-Napoli. Tek skuadra napolitanë tashmë lojtar i padiskutueshëm është edhe mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Ndërkohë pjesëloja e parë mes Juventusit dhe Benficës, është mbyllur baras 1-1. Milik (4’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi skuadrën italiane, por në skuadra portugez në finish të kësaj pjesë barazoi më anë te Joao Mario (44’), i cili shënoi nga pika e bardhë.

Rezultati befasues në pjesën e parë vjen nga dueli Maccabi Hafia-PSG, e cila u mbyll baras 1-1.