Adele fotografohet me një unazë në gisht
Rtklive
Magazina

Adele fotografohet me një unazë në gisht

Adele është përfolur prej disa javësh se është martuar me agjentin sportiv, Rich paul. Por së fundmi, këngëtarja me famë botërore ka shtuar më shumë dyshimet se i ka thënë “Po” të dashurit prej disa kohësh. Ylli i muzikës është parë me një unazë në gisht në festën e ditëlindjes së Beyonce-s.

Marrë shkas nga kjo, shumë fansa vunë në dukje nëse ajo konfirmoi se është martuar pasi mbërriti në rezidencën në Bel Air. Kujtojmë që Adele ndezi thashethemet e dasmës pasi ndau disa foto nga shtëpia duke festuar për çmimin Emmy për koncertin “Adele: One Night Only”.

Në njërën prej fotove, Adele tregonte vetëm çmimin në një tavolinë, ku vihej re një kuti, në të cilën ishin gdhendur fjalët: “The Paul’s”. Fansat menduan se kutia është një dhuratë nga dasma me të dashurin e saj.

adele


MË SHUME NGA Magazina