Kate Middleton nderon kujtimin e Mbretëreshës
Rtklive
Magazina

Kate Middleton nderon kujtimin e Mbretëreshës

Princesha e Uellsit dhe bashkëshorti i saj Princi i Uellsit u ngarkuan emocionalisht teksa mbërritën të martën në mbrëmje në Pallatin Buckingham për të nderuar trupin e Mbretëreshës Elizabeth. Gjithashtu edhe çifti mbretëror së bashku me Mbretin Charles III, Camilla, Princi Harry, Meghan Markle, Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie.

Catherine Middleton ishte e veshur me të zeza, ndërsa në qafë mbante një gjerdan me perla. Me këtë detaj në pamjen e saj ajo nderoi kujtimin e monarkes, e cila siç dihet kishte një dobësi të madhe për perlat.

Dje, Mbretëresha Elizabeth bëri udhëtimin e saj të fundit nga Skocia në Londër. Trupi i saj u transportua nga një avion i Forcave Ajrore Mbretërore, i shoqëruar nga Princesha Anne. Trupi i saj u dërgua në dhomën e përkuljes në Pallatin Buckingham, ku monarkoa shtroi darka për anëtarët e tjerë mbretërorë dhe krerët e shtetit.

Sot, e mërkurë 14 shtator, trupi i mbretëreshës do të dërgohet në Westminster Hall, ku do të qëndrojë për katër ditë të tjera.


MË SHUME NGA Magazina