Ballkani luajti mirë, por humbet nga Slavia Pragë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ballkani është mundur në udhëtim në Çeki nga Slavia Pragë, me rezultat 3-2, sfidë që sapo u mbyll.
Slavia Pragë dhe Ballkani u ballafaquan në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës, në duel me Slavia Pragë bëri paraqitje mjaft të mirë përball një skuadre që ka përvojë shumë të madhe në arenën ndërkombëtare.
Fraksioni i parë mes skuadrës çekë dhe skuadrës sonë, ka prodhuar një sfidë tejet interesante me pesë gola të shënuara.
Ballkani dy herë ishte në epërsi përmes Ermal Krasniqit (24’) dhe Meriton Korenicës (29'), por nikoqirët ia dolën të përmbysin avantazhin e skuadrës sonë me golat e Jurasek (26’), Olaynika (34’) dhe Masopust (41’).
Lojë dinamike është luajtur edhe në pjesën e dytë. Slavia kishte dominim të lehtë në terren, duke krijuar disa raste të mira, por ‘gardiani’ i skuadrës sonë Stiv Frashëri intervenoi mjaft mirë duke shpëtuar portën tonë.
Futbollistët e Ballkanit tentuan që të gjejnë golin e barazimit, por tentimet e tyre nuk dolën të jenë të suksesshme. Ballkani në finish të ndeshjes kundër Slavia Pragë, luajti më një lojtarë më pak pasi Astrit Thaqi u ‘skuq’ pas një ndërhyrje ndaj një lojtari të skuadrës çekë.
Slavia Pragë mund skuadrën nga Suhareka, edhe pse skuadra jonë shfaqi performancë mjaft të mirë.
Kjo është disfata e parë e Ballkanit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, derisa në ndeshjen e parë barazoi me Cluji (1-1) në ‘Fadil Vokrri’.
Ballkani më një lojtarë më pak, ‘skuqet’ Thaqi
(E plotësuar) Ballkani në finish të ndeshjes kundër Slavia Pragë, do të luajë më një lojtarë më pak.
Astrit Thaqi është ‘skuqur’ pas një ndërhyrje ndaj një lojtari të skuadës çekë.
Slavia Pragë dhe Ballkani po luajnë në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G në Ligën e Konferencës.
Momentalisht rezultati është 3-2 në favor të Slavia Pragë.
Slavia Pragë-Ballkani, kështu mbyllet pjesa e parë
(E plotësuar)-Ka përfunduar pjesë e parë mes Slavia Pragë dhe Ballkanit me epërsinë e skuadrës çekë, me rezultat 3-2.
Slavia Pragë dhe Ballkani po luajnë në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G në Ligën e Konferencës.
Fraksioni i parë mes skuadrës çekë dhe skuadrës sonë, ka prodhuar një sfidë tejet interesante me pesë gola të shënuara.
Ballkani dy herë ishte në epërsi përmes Ermal Krasniqit (24’) dhe Meriton Korenicës (29'), por nikoqirët ia dolën të përmbysin avantazhin e skuadrës sonë me golat e Jurasek (26’), Olaynika (34’) dhe Masopust (41’).
Pas pak nis pjesa e dytë.
Slavia Pragë-Ballkani, sërish barazohet rezultati
(E plotësuar) Sërish është barazuar rezultati në ndeshjen Slavia Pragë-Ballkani.
Olaynika (34’), ka shënuar golin e dytë për skuadrën çekë, duke barazuar shifrat në 2-2.
Slavia Pragë dhe Ballkani po luajnë në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G në Ligën e Konferencës.
Ballkani sërish në epërsi, shënon Korenica
(E plotësuar) Ballkani sërish ka kaluar në epërsi kundër Slavia Pragë.
Meriton Korencia (29’), ka kaluar skuadrën tonë në epërsi kundër skuadrës çekë prej 1-2.
Slavia Pragë dhe Ballkani po luajnë në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G në Ligën e Konferencës.
Barazon Slavia
(E plotësuar) Nuk ka zgjatur shumë gëzimi i Ballkanit në duel me Slavia Pragë.
Skuadra çekë e ka barazuar rezultatin përmes Jurasek (26’) pas reagimit të portierit Frasheri.
Slavia dhe Ballkani po luajnë në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G në Ligën e Konferencës.
Ermal Krasniqi ‘dridh’ Çekinë, Ballkani në epërsi
(E plotësuar) Ballkani ka kaluar në epërsi kundër Slavia e Pragës.
Është sulmuesi Ermal Krasniqi (24’), i cili kalojë Ballkanin në epërsi prej 0-1.
Slavia dhe Ballkani po luajnë në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G në Ligën e Konferencës.
Starton ndeshja Slavia-Ballkani
(E plotësuar) Ka startuar ndeshja mes Slavia Pragë-Ballkani, e cila po luhet në Çeki.
Slavia dhe Ballkani po luajnë në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës në këtë duel vjen pas barazimit me Cluji, një javë më parë në ‘Fadil Vokrri’.
Në duelin e sontem, skuadra çekë llogaritët favorit, megjithatë, skuadra nga Suhareka po të provojë që t’ia prish planet Slavisë.
Slavia-Ballkani, publikohen formacionet zyrtare
FC Ballkani sonte luan sfidën e dytë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës do të përballet me Slavian e Pragës, në kuadër të Grupit G.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare:
























