NATO certifikon Batalionin e FA shqiptare: Të gatshëm për Aleancën
rtsh.al
NATO certifikon Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë të Forcave të Armatosura shqiptare, si një strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga Aleanca në çdo kohë. Lajmi është bërë publik nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës vëzhgoi stërvitjen e trupave shqiptare, e koduar si 'Biz '22' , nga ku u konfirmuan më pas si një strukturë të gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo në krahë të aleatëve të NATO-s.
"Certifikohet me sukses nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në FT. Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë.", shkruan Peleshi në rrjetin e tij social FB.
/rtsh.al/























