Rrahmani: Ky nuk është maksimumi i Ballkanit
BKT
Sport

Rrahmani: Ky nuk është maksimumi i Ballkanit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani mendon se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë në përballje me Slavia Pragë, pavarësisht humbjes.

Kampioni i Kosovës sonte u mund në udhëtim tek skuadra çekë me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Rrahmani pas ndeshjes tha se kjo ndeshje nuk është maksimumin i Ballkanit, sepse sipas tij, skuadra e tij kishte disa mungesa në duel me Slavian.

“Ishte një paraqitje e mirë, pasi ishim në avantazh dy herë, por pësuam dy gola të shpejtë”, tha ai.

“Ky nuk ishte maksimumi pasi kemi pasur shumë mungesa, por shpresoj që në ndeshjen e ardhshme do paraqitemi më shumë dhe do arrijmë të fitojmë”, theksoi Rrahmani.

Ballkani sfidën e radhës në Ligën e Konferencës e luan kundër Sivassporit.