Ndërroi jetë ish-boksieri dhe gjyqtari Aliriza Rexhepi
BKT
Sport

Ndërroi jetë ish-boksieri dhe gjyqtari Aliriza Rexhepi

RTKlive

Dje, në moshën 61-vjeçare ka vdekur ish-boksieri dhe gjyqtari i boksit Aliriza Rexhepi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 16 shtator, në varrezat e qytetit të Gjilanit. Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe Federata e Boksit të Kosovës:

" Ne, si federatë dhe komuniteti i boksit, jemi të tronditur me lajmin e trishtë, ikjen në amshim të gjyqtari të boksit, Aliriza Rexhepi. Kemi humb një figurë të veçantë sportive, një gjyqtar të mrekullueshëm dhe që ishte shembull i referimit.

Boksi është shumë më i varfër pa një gjyqtar siç ishte Aliriza Rexhepi. Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të Federatës së Boksit për familjen Rexhepi.