Reja publikon listën e kuqezinjve për ndeshjet me Izraelin dhe Islandën
B. Halimi / RTKlive
Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë të diel përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës. Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka shpallur edhe listën me emrat e 24 lojtarëve që do të grumbullohen për këto dy sfida vendimtare për renditjen e Shqipërisë.
Nuk do të jenë në dispozicion për shkaqe dëmtimi lojtarët Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Rey Manaj e Odise Roshi, ndërkohë që rikthehet Arlind Ajeti e Albi Doka, si edhe është ftuar sërish mbrojtësi i ri Adrian Bajrami. Sa i përket pjesës tjetër të listës nuk ka risi dhe grupi është i plotë me atë të ndeshjeve të fundit, njofton FSHF.
Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet këtë fundjavë në kompleksin Tropikal në Durrës dhe pas 5 ditësh përgatitje do të niset për në Izrael, ku të shtunën, më 24 shtator, në mbrëmje do të përballet me vendasit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit, në takimin që luhet në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit. Sakaq, më datë 27 shtator, Shqipëria do të presë Islandën në stadiumin “Air Albania” për duelin e fundit të grupit, që starton në ora 20:45.
Lista e plotë e lojtarëve:
























