12:55 / 16.09.2022
Kushi: Abetare të përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi
E.Hoti.RTKlive
Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, ka bërë me dije se së shpejti do të ketë abetare të përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.
Përmes një njoftimi në Facebok, Kushi njoftoi se ka takuar ministrin e Arsimit të Malit të Zi, Miomir Vojinović.
Ministrja Kushi ka thënë se në takim është diskutuar rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.
“Diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt”, ka shkruar Kushi në Facebook.























