Ratifikimi i marrëveshjes IPA3, BE: Deri në 600 milionë euro për Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Ratifikimi i marrëveshjes IPA3, BE: Deri në 600 milionë euro për Shqipërinë

rtsh.al

Bashkimi Europian ka përshëndetur miratimin në Kuvend të ratifikimit të marrëveshjes financiare me Unionin në kuadër të IPA 3. Në një postim në Twitter, delegacioni i BE në Tiranë shkruan se përmes kësaj marrëveshje, BE do të mbështesë reformat e Shqipërisë në lidhje me procesin e zgjerimit, deri në 600 milionë euro.

“Lajm i mirë: Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen me Bashkimin Evropian për shtatë vitet e ardhshme të ndihmës financiare të BE-së, e cila do të mbështesë reformat e Shqipërisë në lidhje me procesin e zgjerimit, deri në 600 milionë euro”, shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë.

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann shkruan se ky ratifikim mundëson një paketë më të madhe ndihme për Shqipërinë në vitet në vijim si dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

“Ky ratifikim vazhdon partneritetin e fortë BE- Shqipëri , me një paketë të re dhe më të madhe ndihme për Qeverinë në procesin e zgjerimit në vitet në vijim si dhe përmirësimin e jetës së përditshme të popullit shqiptar”, shkruan në Twitter Hohmann.


MË SHUME NGA Shqipëri