21:08 / 16.09.2022
Rashica në stol në fitoren e Gallatës, Bytyqi titullar, Çekiçi gjen golin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Anësori kosovar i Galatasarayt, Milot Rashica nuk ka zhvilluar asnjë minutë në fitoren e skuadrës së tij kundër Konyaspor-it.
Galatasaray sonte mundi më përmbysje Konyaspor-in, me rezultat 2-1, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Superligës turke.
Rashica, i cili pak ditë më parë u transferua në Stamboll nga Norwich City, terë ndeshjen e shikojë nga bankina.
Ndërkaq, në radhët e Konyaspor-it, titullar ishte reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Endrit Çekiçi, madje, ky i fundit shënoi golin e vetëm për Konyaspor-in.























