Sot dy ndeshje interesante në Superligë
BKT
Sport

Sot dy ndeshje interesante në Superligë

B. Halimi / RTKlive

Elita e futbollit kosovar këtë fundjavë zhvillon ndeshjet e javës së 8-të, të fundit, para pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.

Skuadra e Llapit, e cila është në krizë të rezultateve, sot do të jetë mysafire e skuadrës së Gjilanit. Kjo e fundit, në mesjavë pësoi humbje të rëndë në derbin e qytetit kundër Dritës (1:4), derisa llapjanët në mesjavë pushuan ngase ndeshja me Ballkanin ishte shtyrë. Pikërisht këtë përparësi skuadra e Tahir Batatinës synon ta shfrytëzojë për t’i dhënë fund tri humbjeve rresht, të cilat e kanë vendosur në pozitën e parafundit në renditje.  Përballje interesante pritet edhe në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva e pret Dritën favorite. Malisheva ndodhet në krizë, teksa të enjten e ka shkarkuar trajnerin Arsim Thaqi, derisa “Intelektualët” synojnë fitoren e radhës, për ta ruajtur pozitën e parë në renditje.

Dy ndeshje tjera të kësaj jave do të zhvillohen të dielën, derisa javën e përmbyll dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ballkanit, që luhet të hënën.

Superliga – Java e 8-të
E shtunë (15:00)
Gjilani – Llapi
Malisheva – Drita

E diel (15:00)
Trepça ’89 – Dukagjini
Drenica – Prishtina

E hënë (15:00)
Ferizaj – Ballkani