Moti i keq/ Pezullohen tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas
RTSH
Shqipëri

Moti i keq/ Pezullohen tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas

RTSH

Moti i keq ka bërë që porti i Barit të mbyllë lundrimet. Për rrjedhojë, tragetet që bëjnë linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas janë anuluar duke mos u nisur në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjes së sotme por nesër në orën 07:00.

“Për arsye të kohës së keqe në detin Adriatik dhe mbylljes së përkohshme të portit të Barit(Itali), tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, përkatësisht tragetet “Af Francesca” dhe “Rigel III” nga Durrësi dhe “GNV Azzura” e “Rigel III” nga Bari do të nisen në orën 07:00 të ditës së nesërme, pra datë 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjes së sotme. Pasagjeret do të pajisen me dhomë në target”, njofton Autoriteti Portual.


MË SHUME NGA Shqipëri