Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Elita e futbollit të Kosovës vjen sot me dy ndeshje të javës së shtatë.

Sfida kryesore do të luhet në ‘Bajram Aliu’ mes rivalëve të vjetër, Drenicës dhe Prishtinës.

Duelet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë sjellin sfida interesante, andaj edhe në ndeshjen e sotme pritet të ndeshje joshëse.

Gjithsesi duel interesant dhe i rëndësishëm do të luhet edhe në ‘Riza Lushta’, ku Trepça ’89 do t’i bëj ‘konak’ Dukagjinit të Klinës.

Ndërkaq, ndeshja e fundit e javës së shtatë luhet nesër pasdite mes Ferizajt dhe Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.