Sefaj: Koha për reflektim, mësimi duhet të fillojë
BKT
Lajme

Sefaj: Koha për reflektim, mësimi duhet të fillojë

Blerim Halimi / RTKlive

Udhëheqësi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka thënë se tashmë ka ardhur koha për reflektim, për dalje nga greva, por ka kërkuar nga Qeveria që t`i hapë rrugë daljes nga kjo situatë.

"Është koha për reflektim, mësimi duhet të fillojë, por qeveria s’po na len rrugë, që të dalim nga greva!”, ka shkruar Sefaj në Facebook.

Ai ka thënë se është obligim i Qeverisë ta fillojë dialogun social, për t'i adresuar kërkesat e sindikatave, e këshillave greviste dhe t'i japë fund grevës, për t'i rikthyer fëmijët në shkolla dhe shërbimet në administratë.

"Por Qeveria në vend të dialogut vendosi mbylljen, presionin, e talljen ndaj sindikatave dhe këshillave greviste, duke ua pamundësuar marrëveshjen për daljen nga greva. Kur Qeverisë si bëjnë përshtypje humbjet që mund të shkaktohen nga grevat, por vazhdon me avazin e mbylljes, revanshit dhe linçimit ndaj përfaqesuesëve sindikalë, është koha e reflektimit. Çka duhet të bëjmë ne, ta vazhdojmë grevën, ta mbrojmë demokracinë, të kërkojmë mirëqenie për punëtorët e sektorit publik, t'i ashpërsojmë veprimet sindikale, apo ta mendojmë interesin e femijëve, qytetarëve, institucioneve dhe atdheut, pasi Qeveria ka dalë në serrnishtë dhe si bën përshtypje interesi publik", ka shkruar Sefaj.

Ai më tej ka cituar një fjalë të urtë popullore: "Nuk duhet të tranohemi të gjithë, zatën fëmijët kanë me së paku faj pse tranohen të mëdhenjtë". 


MË SHUME NGA Lajme