14:33 / 18.09.2022
Udinese shokon Interin, ngjitët në krye të tabelës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Interi ka bërë një hap prapa në garën për kreun e tabelës, pasi sonte është mposhtur në udhëtim nga Udinese, me rezultat 3-1.
Udinese dhe Interi janë përballuar në kuadër të javës së shtatë të Serie A. Futbollistët e Udineses bën një paraqitje mjaft të mirë duke marr pikët maksimale në duel me ‘Nerazurët’ dhe duke u ngjitur në krye të tabelës.
Skriniar atogol (22’), Bijol (85’) dhe Arslan (90+3’), shënuan për fitoren e skuadrës nikoqire, kurse, golin e vetëm për Interin e realizoi Barella (5’).
Pas kësaj fitore, Udinese ka 16 pikë dhe ngjitët në krye të Serie A, derisa Interi renditet e shtata me katër pikë më pak.























