Peleshi: Mbi 1000 trupa dhe mbi 200 mjete në dispozicion të NATO-s
Shqipëri

Peleshi: Mbi 1000 trupa dhe mbi 200 mjete në dispozicion të NATO-s

ATSH

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se mbi 1000 trupa dhe mbi 200 mjete të Batalionit të Kombësorisë, janë vendosur në dispozicion të NATO-s, pas certifikimit.

Ministri Peleshi solli përmes rrjeteve sociale pamje nga stërvitja e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Bizë.

“Mbi 1000 trupa dhe mbi 200 mjete pjesë e Grupbatalionit të Këmbësorisë së Lehtë u certifikuan si “të gatshëm për luftim” dhe vendosen në dispozicion të NATO-s për t’u dislokuar kudo dhe kurdo aleatët kanë nevojë. Prej një jave, grup-batalioni po zhvillon stërvitjen në Bizë, ku kanë testuar që nga kapacitetet e zhvendosjes larg venddislokimit të përhershëm, e deri te realizimi i qitjeve me të gjitha armët e këmbësorisë”, u shpreh ai.


MË SHUME NGA Shqipëri