Autoritetet shqiptare i refuzojnë azilin politik një shtetasi turk
Shqipëri

Autoritetet shqiptare i refuzojnë azilin politik një shtetasi turk

rtsh.al

Autoritetet shqiptare i kanë refuzuar azilin politik shtetasit turk, Emre Ahmet Olur. 26 vjeçari e kërkoi këtë status me pretendimin se është gazetar opozitar në Turqi dhe se në shtetin e tij i rrezikohet jeta.

Mediat turke ishin ato që bënë publike këtë lajm, ku mëngjesin e kësaj të diele Olur është deportuar drejt Spambollit, vetëm pak orë pasi zbriti në aeroportine Rinasit.

Avokatët e tij pretendojnë se autoritetet shqiptare jo vetëm që nuk pranuan kërkesën e shtetasit turk për azil politik, por as e protokolluan në komisariatin e Rinasit. Gjithashtu, ata pretendojnë se 26-vjeçari turk është gazetar opozitar në Turqi dhe për këtë arsye kërkoi azil politik në vendin tonë.

Ahmet Emre Olur u deportua nga autoritetet shqiptare me pretendimin se i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë. Gazetari kërkoi azil politik pasi, sipas tij, dëbimi nga Shqipëria mund të rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohet për shkak të bindjeve politike në shtetin e origjinës. 

Por, policia turke bën me dije se Olur konsiderohet si pjesë e organizatës kriminale të Sedat Peker, një personazh i njohur publik që jeton në arrati. Mbi të rëndojnë dhjetra akuza.


MË SHUME NGA Shqipëri