17:13 / 18.09.2022
Edhe Monza mund Juven
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Juventusi ka harruar të fitojë në Serie A.
Torinezët sot janë mposhtur edhe nga Monza, me rezultat 1-0, takim ky i zhvilluar në kuadër të Serie A.
Gytkjaer shënoi golin vendimtar në minutën e 74-të për skuadrën që u inkuadrua së fundmi në elitën e futbollit italian.
‘Zonja e Vjetër’ nga minuta e 40-të luajti më një lojtarë më pak pasi që Di Maria u ndëshkua me karton të kuq.
Juve pas kësaj disfatë renditet në vendin e tetë me 10 pikë të tubuara, kurse, Monza është e 18-ta me vetëm katër pikë.























