Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II
BKT
Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

M.Miftari/RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë shprehur ngushëllime e tyre për madhërinë së saj të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II, pranë arkivolit të saj të vendosur për homazhe në Westminster Hall në Londër.

"I bashkohemi kolegëve tjerë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit publik", ka thënë Presidentja Osmani.

Sikundër është bërë e ditur, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeta II.


MË SHUME NGA Lajme