Nagavci:Në ligjin e ri për paga punëtorët e arsimit trajtohen dinjitetshëm
Muharrem MIftari/RTKlive
Derisa SBASHK-u dhe sindikatat tjera, ajo e Administratës Publike, janë në grevë tash e tri javë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar për Ligjin për Paga, që, sipas saj, punëtorët e arsimit për herë të parë po trajtohen dinjitetshëm me ligj dhe do të kenë koeficientin më të lartë se që e kanë pasur ndonjëherë.
Ajo, duke kujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për paga, sqaroi se “paga bazë e një mësimdhënësi të shkollës së mesme të lartë ka qenë sa 26% të pagës më të lartë në vend, ndërsa me projektligjin e ri është 32% e pagës më të lartë; paga e një mësimdhënësi në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka qenë 23-24.5% e pagës më të lartë, ndërsa tani është 31%; etj.”
“Pra, punëtorët e arsimit jo vetëm që janë trajtuar dinjitetshëm, por edhe është përmirësuar pozicionimi i atyre që ishin diskriminuar me ligjin e kaluar. Nuk ka më lënie anash të mësuesve klasorë 1-5 dhe pagë më e ulët për ta, sikur edhe për sekretarët, bibliotekistët, psikologët e pedagogët në shkolla, të cilët ishin trajtuar në mënyrë jo të mirë në ligjin e fundit”, vuri në dukej ministrja Nagavci.
Më tej, ajo për Projektligjin për Pagat në sektorin publik, bëri të ditur se tanimë është në dëgjim publik, teksa qartësoi se ky projektligj ofron shumë më shumë se ajo më të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në ligjin e fundit.
Ndërsa ministrja Nagavci ftoi mësimdhënësit që të fillojnë mësimin, ajo premtoi se do të jenë krah tyre në kujdesin për fëmijët.























