Napoli i Rrahmanit mposht Milanin midis ‘San Siros’
BKT
Sport

Napoli i Rrahmanit mposht Milanin midis ‘San Siros’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Napoli është duke treguar formë të përkryer këtë sezon të garave.

‘Napolitanët’ mposhtën Milanin midis ‘San Siros’ në derbin e kësaj fundjave në Serie A.

Dueli mes ‘Rossonerëve’ dhe Napolit, ka dhënë një super-ndeshje, derisa skuadra mysafire ia doli të arkëtojë pikët e plota nga ky udhëtim aspak i lehtë.

Politano (55’) dhe Simone (78’), shënuan nga një gol për fitoren e madh të Napolit, derisa për Milanin golin e vetëm e realizoi Giroud (69’).

Në radhët e Napolit titullar ishte edhe mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, i cili bëri një ndeshje mjaft të mirë. Ai u ndëshkua me karton të verdhë.

Pas kësaj fitore, Napoli ngjitet në krye të tabelës me 17 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Atalanta në vendin e dytë, kurse, Milani është e pesta me 14 pikë.