Delegacioni shqiptar, pjesë e javës së nivelit të lartë në OKB
Shqipëri

Delegacioni shqiptar, pjesë e javës së nivelit të lartë në OKB

ATSH

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbërritur në Nju Jork, SHBA, ku do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministrja Xhaçka do të mbajë disa takime dypalëshe me homologët nga Japonia, India, Finlanda etj, si dhe do të marrë pjesë në disa evente të nivelit të lartë si takimi i Komisionit të Partneritetit Karta e Adriatikut – SHBA; takimi Ministror i Grupit Feminist për Politikë të Jashtme; simpoziumi Gratë, Paqja dhe Lidershipi: Arritja e Paqes dhe Sigurisë së Qëndrueshme përmes Lidershipit të Përgjegjshëm ndaj Gjinisë”.


MË SHUME NGA Shqipëri