Kompleksi i ri i DRSHTRR Korçë, në shërbim të 74 mijë drejtuesve të mjeteve
Shqipëri

Kompleksi i ri i DRSHTRR Korçë, në shërbim të 74 mijë drejtuesve të mjeteve

ATSH

Kompleksi i ri i Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë ofron tashmë kushte dinjitoze shërbimi për qarkun juglindor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kompleksi i ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, ndërsa solli në vëmendje edhe gjendjen e degraduar ku ndodhej kjo godinë.

Rama tha se kompleksi i ri rajonal i DRSHTRR Korçë është një tjetër vepër e ndërtuar nga themelet në shërbim të 74,000 drejtuesish mjetesh.

Godina e vjetër ishte ndërtuar në vitet ’60-të duke qenë kështu jashtë kushteve normale për të ofruar një shërbim cilësor për qytetarët. Projekti për DRSHTRR Korçë përfshiu ngritjen e dy godinave, njëra prej tyre, me tre kate, që është godina administrative e DRSHTRR Korçë së bashku me ambientet e shërbimit dhe arkivat, ndërsa në godinën numër dy është vendosur kapanoni për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve.

DRSHTRR Korçë ofron mesatarisht rreth 120 mijë shërbime në vit për drejtuesit e mjeteve.


MË SHUME NGA Shqipëri