Mehaj - Westerlund: Bashkëpunimi mes shteteve i natyrshëm dhe i domosdoshëm
Fadil Sertolli/ RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, kanë folur për të arriturat e Ministrisë si dhe për zhvillimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës.
Mehaj me këtë rast tha se përmes zbatimit të Planit të Tranzicionit, rregullimin legjislativ, që së shpejti pritet t'i jepet rrugë si kornizë e rëndësishme dhe e domosdoshme sa i përket konsolidimit rreth organizimit të brendshëm, si dhe avancimit në resurse humane dhe operacionale, duke ofruar mbështetje në misionet ndërkombëtare.
:Gjatë këtij takimi, në mes të tjerash, Ministri Mehaj theksoi se si dy shtete që aspirojmë të jemi anëtare të NATO-s dhe përqafojmë vlerat demokratike si pjesë e pandashme të shtetësisë, bashkëpunimi ndërmjet nesh është i natyrshëm dhe i domosdoshëm, andaj angazhimi i të dyja palëve do të jetë në këtë drejtim”, thuhet në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes.























