Gashi: Lufta në Ukrainë përshpejtoi proceset integruese në Ballkan
BKT
Foto/ RTKlive
Lajme

Gashi: Lufta në Ukrainë përshpejtoi proceset integruese në Ballkan

Afet Bela/ RTKlive

Njohësi i zhvillimeve politike, Drilon Gashi, tha se çështjet evropiane duhet të zgjidhen para se mund të kemi përshkallëzim të një konflikti të ri.

Ai ka folur edhe për takimin e sontëm që Borell do të realizojë në ShBA me liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij Borelli do ta përmend se kemi hyrë në një fazë të re të dialogut.

 “Sesioni i OKB-së do të trajtojë një nga temat si është agresioni rus ndaj Ukrainës, krizën energjetike, krizën e shqimit, ndryshimet klimatike etj”, tha ai për RTK. Sipas tij është e rëndësishme që sot do të diskutohet për sigurinë evropiane.

“Është shtuar interesimi nga BE që të merret me Ballkanin Perëndimor, që të forcojë pozicionin  BE-së. Ka vullnet shumë të madh për të bërë progres dhe interesimin për rrugën e BE-së. Po duket se situata ka ndryshuar me luftën në Ukrainë, me statusin e vendeve kandidate për Ukrainën dhe Moldavinë. Po ashtu edhe për liberalizimin e vizave në afatin e shkurtër dhe në zotimet e tjera. Unë do të rekomandoja për Kosovën të ketë progres në fazën e dialogut”, theksoi ai.

Sipas tij edhe aplikimi për vendin kandidat në BE nga Kosova është hap i mirë i institucioneve të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme