Presidentja Osmani: BE-ja të përmbyll procesin e vizave për Kosovën
BKT
Foto/ Nga Profili i Vjosa Osmanit në Facebook
Lajme

Presidentja Osmani: BE-ja të përmbyll procesin e vizave për Kosovën

A.Bela / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Osmani në 'Facebook' ka shkruar se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet.

"Sot në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor potencova përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike, kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër", ka shkruar  Osmani.

 


MË SHUME NGA Lajme