Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Majlinda Daci Ajvazi, drejtoreshë e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri. Ajo flet për temën qëndrueshmëria mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Kurse Granit Rugova, drejtor i sportit në Komunën e Prishtinës, flet për  investimet në infrastrukturën sportive në Prishtinë.

Për të folur për konkursin për çmimin “artistët e së nesërmes” 2022, e ftuar është Luiza Thaqi, koordinatore  e programit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme