KOK vjen me një mesazh: Kosova zgjedhje zemre, jo zori
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar lidhur me futbollistët që po e refuzojnë Kombëtaren tonë.
KOK ka përcjell një mesazh përmes platformës ‘Twitter’.
Ditëve të fundit, vendimet e disa lojtarëve për të mos luajtur me fanellën e kombëtares së Kosovës kanë nxitur debate të shumta.
Emra të ndryshëm kanë vendosur të zgjedhin kombëtare si Zvicra, Shqipëria, e më herët edhe Suedia.
Një reagim lidhur me këto ngjarje pati lojtari i kombëtares sonë, Edon Zhegrova. Duket se në të njëjtën temë qëndron edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në faqen zyrtare në ‘Twitter’, NOC Kosova ka publikuar një fotografi ku shihet një koreografi e Dardanëve.
“Qysh kur dielli ngrohë këtë tokë, ne jemi këtu. Kosova zgjedhje zemre, jo zori”, thotë mesazhi.
Duket se adresa është e qartë, ndonëse Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ka lënë ndonjë mbishkrim, përveç dy zemrave, njëra e verdhë e tjetra e kaltër, që simbolizojnë ngjyrat e flamurit të Kosovës.























