Juve pas super-talentit brazilian, kjo është oferta
BKT
Sport

Juve pas super-talentit brazilian, kjo është oferta

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi italian, Juventus raportohet se synon të transferojë talentin brazilian Vitor Roque.

17 vjeçari që është pjesë e klubit Athletico Paranaense, sipas mediave italiane, është objektiv i ‘Zonjës së Vjetër’.

Roque që është një nga talentet e mëdhenj brazilian prej kohës është cak i dy rivalëve të përbetuar spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.

Por, siç raportohet, tashmë edhe Juve është hedhur në sulm për Roque. Madje, thuhet se bardhezinjtë kanë paraqitur një ofertë prej 15 milionë euro, por klubi brazilian për momentin e ka refuzuar ofertën e torinezëve.