Garda Kombëtare e Nju Xhersit, mbështetje Forcave të Armatosura
Shqipëri

Garda Kombëtare e Nju Xhersit, mbështetje Forcave të Armatosura

ATSH

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit së fundmi mbështetën dhe trajnuan Forcat e Armatosura Shqiptare gjatë stërvitjes kritike për vlerësimin e gatishmërisë luftarake nga NATO, bëri të ditur sot ambasada e SHBA në Tiranë.

“Ishte shumë e rëndësishme që të kishim Shtetet e Bashkuara këtu, Brigadën e Ndihmës së Forcave të Sigurisë dhe atë të Nju Xhersit së bashku, sepse ne i bëmë të gjitha me këtë ekip”, tha majori shqiptar Enerjol Harka, oficer drejtues me batalionin e 2-të.

“Ata të gjithë na trajnuan dhe na dhanë përvojën e tyre dhe nëse ia dolëm me sukses, ishte falë tyre. Këto janë marrëdhëniet më të mira që mund të kemi”, vijoi ai.

Garda Kombëtare e Nju Xhersit bashkëpunon me Shqipërinë prej më shumë se 20 vjetësh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror të Byrosë së Gardës Kombëtare të Departamentit të Mbrojtjes.


MË SHUME NGA Shqipëri