Peleshi: Shqipëria, e angazhuar në ndihmë të popullit ukrainas
Shqipëri

Peleshi: Shqipëria, e angazhuar në ndihmë të popullit ukrainas

ATSH/

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Paqes.Peeleshi u shpreh se paqja është sot më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Peleshi shtoi se Shqipëria mbetet e angazhuar së bashku me aleatët në ndihmë të popullit ukrainas.

“Dita Ndërkombëtare e Paqes duhet të shënojë një ngjarje të veçantë për të gjithë botën, por sot ajo është më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Shqipëria mbetet e angazhuar së bashku me aleatët në ndihmë të popullit ukrainas, i cili është në të drejtën e tij të rivendosë pikërisht atë, për të cilën duhet të festonim sot; paqen”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti.


MË SHUME NGA Shqipëri