Gjiknuri takon Martin Schulz: Mbështetës solid për integrimin e Shqipërisë
Rtklive
Shqipëri

Gjiknuri takon Martin Schulz: Mbështetës solid për integrimin e Shqipërisë

ATSH

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka takuar në Berlin ish-presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, aktualisht drejtues i “Friedrich Ebert Stiftung”.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri thekson se në fokus të takimit ishin çështjet e integrimit dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj Martin Schulz, një mik i imi dhe mbështetës solid i Shqipërisë, aktualisht president i “Friedrich Ebert Stiftung”. E falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen që fondacioni i ka dhënë Partisë Socialiste. Diskutuam për çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian, rrugën e Shqipërisë dhe sfidat me të cilat ndeshet aktualisht Bashkimi Evropian”, tha Gjiknuri.

Më herët, numri dy i socialistëve zhvilloi një takim pune në Berlin me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik, Niels Annen.

“Folëm për bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen e Gjermanisë, zhvillimet e brendshme dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale. Na siguroi se Gjermania mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të vazhdojë të japë kontribut themelor në procesin e integrimit rajonal duke mbështetur nëpërmjet mekanizmave të BE dhe ato bilateriale investimet që synojnë ndërlidhjen rajonale”, tha Gjiknuri.


MË SHUME NGA Shqipëri