Osmani falënderon Organizatën Islamike për mbështetjen që i jep Kosovës
Rtklive
Lajme

Osmani falënderon Organizatën Islamike për mbështetjen që i jep Kosovës

N. Mekolli /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdim të vizitës në New York, e shoqëruar nga zv.kryeministrja Donika Gërvalla- Schwarz, njëherësh ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Islamike (OIC), Hissein Brahim Taha.

“Presidentja Osmani falënderoi z.Taha për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës nga shpallja e pavarësisë e më tutje. Në veçanti e falënderoi për Rezolutën që së fundi është miratuar nga OIC-u, me të cilën është bërë thirrje që të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate ta njohin Kosovën”, njofton zyra për informim e Presidentes.

Bëhet e ditur se presidentja Osmani theksoi se për Kosovën është më rëndësi ta thellojë partneritetin me OIC për t`i luftuar sfidat globale dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

Ajo tha se forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës i kontribuon paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon e më gjerë.

“Në këtë frymë, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e njohjeve të reja nga shtetet anëtare të kësaj organizate, duke potencuar se fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës e rrit mundësinë për një Ballkan Perëndimor paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë”, thuhet në këtë njoftim.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 


MË SHUME NGA Lajme