Marrëdhënia SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Kemi përparuar por ka ende për të bërë
Rtklive
Shqipëri

Marrëdhënia SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Kemi përparuar por ka ende për të bërë

rtsh.al

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka përgëzuar përparimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

 Në konferencën “Shqipëri-SHBA” që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve ajo tha se ka ende shumë për të bërë.  Yuri Kim theksoi se SHBA do të jetë krah vendit tonë gjatë gjithë kohës.

“Kemi përparuar shumë në rrugën tonë. Në 1991 askush nuk e kishte parashikuar që Shqipëria të ishte e ulur ngjitur me fuqitë botërore në Këshillin e OKB-së, të ishte pjesë e NATO-s, kjo sigurisht që kërkoi sakrificë shumë të madhe nga populli e qeveria. Ne jemi këtu të themi se ne jemi me ju e ju jeni me ne gjatë gjithë kohës. 31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë. Mendoni sa shumë kemi përparuar’, tha ambasadorja Kim.


MË SHUME NGA Shqipëri