Haxhiu e Trendafilova flasin për punën e Dhomave të Specializuara
Rtklive
Lajme

Haxhiu e Trendafilova flasin për punën e Dhomave të Specializuara

Fadil Sertolli/ RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova me të cilën diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara.

Në bazë të një njoftimi për media nga Ministria e Drejtësisë thuhet se ato kanë diskutuar edhe për përgjegjësitë e Dhomave të Specializuara, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.


MË SHUME NGA Lajme