Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Rtklive
Sport

Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri më i mirë në botën e xhudos, Driton Kuka sot ka marrë një tjetër titull të rëndësishëm.

Strategu pejan ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ceremonia e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” është mbajtur të enjten në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës.

Seleksionuesi i Kosovës në xhudo i është ndarë titulli i nderit për kontributin e dhënë në fushën e sportit dhe në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Nën udhëheqjen e trajnerit më të mirë të xhudos për vitin 2021, Kosova fitoi tri medalje të arta, me Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.


MË SHUME NGA Sport